11.3.11

Roli i Imamëve të Ehlibejtit a.s. në ruajtje të islamit - Allama Sejid Murteza Askeri


Ndikimi krishterë dhe i hebre në besimin mysliman 

Të besuarit e krishterëve dhe hebrenjve, e posaçërisht kultura e hebrenjve u përhapën në mesin e myslimanëve në dy mënyra:
(a) me mundin e vetë të krishterëve dhe hebrenjve;
(b) nga  myslimanët e caktuar

Ti  analizojmë këto dyja hollësisht:
        (a)     Me mundin e të krishterëve dhe hebrenjve;
Ne diskutimin e mëparshëm,kemi sqaruar rolin e dijetarëve të krishterë dhe hebre  në trillime  traditash. Ne dimë se derisa Halifët kanë refuzuar të përhapin synetin e të dërguarit, ato me mirëseardhje u lejuan dijetarëve të krishterë dhe hebre të cilët pranuan islamin që në mesin e myslimanëve të zgjerojnë idetë e tyre.
Pëe shembull-Tamin Dari, para se të pranojë islamin murgjëri krishterë, zyrtarisht nga halifi Omer i është lejuar që të premten para faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e të dërguarit tu drejtohet myslimanëve. Në kohën e Osmanit atë gjë e ka bërë dy herë. Njëlloj si ajo, Kab el-Ahbari (emri i vërtetë i të cilit është Mati) para se pranon islamin ka qenë i njohur si rab. A ika qenë i njohur edhe si  Kab el-Habr ose Kab el-Ahbar sepse në arabisht “Habr” do të thotë i ndershëm, njeri i mësuar. Në kohën e Halifit , Omer Kab el-Ahbar ka përparuar në gjykatës, por edhe Osmani e mbronte. Myslimanët i drejtoheshin me pyetje të rëndësisë thelbësore si dhe për interpretimin e Kuranit. (1)
Kabi dha gjithçka prej vetes që te myslimanët të shtijë versionet e veta të besimit Tore dhe idetë tjera të hebrenjve. Disa bashkëkohës që ndiqnin Ehlibejtin ishin të ndërgjegjshëm për sjelljet e tij fyese  dhe të padurueshme siç dëshmohet në rastin që vijon:
Tabari në kronikën e vet shkruan:
Ibn Abas ka thënë-Kabi thotë se në ditën e gjykimit dielli dhe hëna do të jenë sjellë si dy qe(taro)të hidhëruar dhe të hedhur në xhehenem-Kur dëgjoi këtë Ibn Abas u trishtua  dhe tri herë tha-Kabi është gënjeshtar,Kabi është gënjeshtar,Kabi është gënjeshtar!Kjo është ide e hebrenjve dhe Kabi do ta shtijë në islam. Allahu është i lirë prej atij që i shkruan atë që nuk është. Ai asnjëherë nuk dënon ata që e dëgjojnë. Nuk dëgjove se Allahu në Kuran thotë-
U lejon që të shfrytëzoni diellin e hënën,të cilët gjithnjë lëvizin (Kuran  14-33)

Ibn Abasi tha- Fjala  DAIBEJNI e cila është përdorur në ajet shënon dëgjueshmërinë e përhershme ndaj Allahut.
Më tutje vazhdon-Si mundet të dënojë dy trupa qiellor të cilat ai i lëvdon për dëgjueshmëri?Allahu le të nëm këtë nxënës hebraik dhe mësimin e tij! Çfarë arrogance e paturpshme kur Allahut i vesh gënjeshtrat dhe fajëson dy krijesa të dëgjueshme!
Pasi e tha këtë,Ibn Abasi tri herë përsërit-Allahut i takojmë ,dhe atij do ti kthehemi. Pastaj Ibn Abasi lajmëron atë që i dërguari  ka thënë në lidhje me diellin dhe hënën. I dërguari ka thënë-Allahu ka krijuar dy burime të dritës. Atë që ai e thirr diell i përngjan tokës, në mes pikave të lindjes e perëndimit. E atë që  shkruan se duhet të jetë disa herë pa dritë ai e quajti hënë dhe e bëri më të vogël se diellin. Edhe njëri edhe tjetri duken se janë të vogël shkaku i lartësisë së madhe në qiell dhe largësisë nga toka. Parashikimet bazohen në ligjërimet-

Nga dy ligjërime, ato të Kabës dhe të Ibn Abasit, shohim si vijon:
  1. Ibn Abasi  hedh poshtë atë që shtoi Kabi të dërguarit duke  përdorur ajetin Kuranor-u lejon që të  shërbeheni me diellin e hënën,të cilët gjithmonë lëvizin....duke dëshmuar se lëvizja është e barabartë me dëgjueshmërinë ndaj Allahut. Allahu nuk dënoi dy ato që e dëgjojnë.
  2. Duke hedhur poshtë analogjinë e Kabit, Ibn Abasi vërtetoi se dielli e hëna janë dy trupa qiellorë si toka duke i përmbajtur me fjalët e të dërguarit të zotit të cilat thonë-Të dy duken se janë të vogël,shkak i lartësisë në qiell dhe largësisë nga toka-
Me të vërtetë këto janë përfundimet më të mira që Ibn Abasi mundeshe ti nxjerrë nga hadisi.
Por, në kohën tonë ne jemi në gjendje të nxjerrim përfundime tjera nga ky mësim-

1. Vërejtja për pikën e ngritjes dhe uljes së diellit në dallim prej tokës jep paralajmërim të rotacionit dhe revolucionit të trupave qiellor.

2. Po ashtu bën me dije se trupat qiellorë   medoemos të jenë të rrumbullakët që të mund të kenë disa pika të uljes  dhe ngritjes. Kjo do të ishte e pamundur nëse janë të rrafshëta.

3. Po ashtu  nga sjelljet e Ibn Abasit  për kallëzimin që e imponoi Kabi shihet qartë se ai nuk do ta marri si të vërtetë.
Prej kësaj del se ligjërimet që përputhen në besimin hebraik e të cilat me mjeshtri i shkruhen Ibn Abasit,janë pa bazë dhe të rreme. Ato janë paramenduar gjatë regjimit Abasid,për arsye se abasidët i kanë dhënë rëndësi të madh Ibn Abasit.

Njerëzit kanë paramenduar thash e them  për  Ibn Abasin dhe në emrin e tij për të fituar popullaritet në oborrin Abasid.
U bë moderne që Ibn Abasit ti veshin hadise të rrejshme,të cilat ishin përfshirë në pjesën më të madhe të hebraikëve dhe krishterëve si propagandë.
Ibn Abasi ishte në gjendje që nga ligjërimet e të dërguarit  të nxjerri përfundime të caktuara. Ne jemi në gjendje që këtyre përfundimeve  tu shtojmë plotësime,duke bazuar shikimet tona në faktet moderne. Gjithsesi është e mundshme që dijetarët në të ardhmen,kur shkenca të shpalli hulumtimet e mëtutjeshme, do të mundtë nxjerri përfundime të logjikshme nga mësimi. Por,tregimi i Kabit është një mendim i palogjikshëm hebraik  dhe parëndësia e saj me kalimin e kohës edhe  më tepër rritet.
Më vonë duke diskutuar do të përshkruajmë rolin e Kabit,që të dëshmojmë se si mundoheshe për të arritur qëllimin. Shumë e pikëlluar është se ky ligjërim i Kabit në lidhje me diellin e hënën të cilët në ditën e gjykimit paraqiten si dy dema në burimet islame  hyjnë nëpërmes Ashabëve si që janë Ebu Hurerje e të tjerë.
  Kjo ndodhi edhe pse Ibn Abasi  me hidhërim refuzonte.
Në Tesfir prej Ibn Kasirit dhe në Kanzul Umal, është shpallur prej Ebu Hurejre se i dërguari ka thënë-Në ditën e gjykimit,dielli dhe hëna do të jenë në xhehenem  në formë të dy qeve –Dikush e pyeti-Çfarë gjynahu kanë bërë që meritojnë atë?Ebu Hurerje përgjigjet-Unë u tregoj se çka thënë i dërguari,e ju më pyetni për natyrën e gjynahut të tyre?Në tregimin e tij  të dytë por shumë të dobët nga Enesi, Ibn Kasiri do të thotë me se vijon-Dielli dhe hëna do të jenë në xhehenem si dy qe të trishtuar-

Shikimet tona në lidhje me të lartpërmendurën:
Shpjegimet e Ebu Hurejres dhe Enesit  janë në të vërtetë të njëjta me atë që ka shpikur më parë Kab el-Ahbar
Ato me gënjeshtra ia përshkruan të dërguarit (s)
Nëse lexojmë ajetin kuranor e të dërguarit , shpjegim autentik,do të shohim se ligjërimi i Kamit fryt i vet i bazuar në idenë e hebrenjve.
Duke vërtetuar se ideja e Kabit  me gënjeshtër i është veshur të dërguarit dhe me ndihmën e Ibn Abasit i cili e ka nëmur si trillim hebre,nuk mbet dyshimi se Kab el Ahbari vetë tradhtoi e jo shokët e të dërguarit.
Këtë rrezik e njohën shokët e hershëm të dërguarit,Ibn Abasi i cili i pari u ngrit kundër ndërhyrjeve të hebrenjve si dhe Imam Aliu (as) i bëri vërejtje Kalifit Omer për këtë.
Pasi Kabi nuk ishte në mesin e shokëve të dërguarit të Allahut ai në thelb të besuarit hebre nuk mundeshe  në mënyrë drejt për së drejti t’ia veshi të dërguarit. Mënyra më e sigurt ta bëje këtë  ka qenë nëpërmes kanaleve të organizuara që shpjegimi në emër të  disa ashabëve si është Ebu Hurerja e të tjerë. Edhe pse  tregimi i Enesit ka qenë i kualifikuar si i dobët,tregimi i Ebu Hurejres  për të njëjtën gjë ka qenë autentike dhe në atë mënyrë i ka dhënë mundësi shpifjeve të Kabit të jenë të përmbajtura
  Me kalimin e kohës  dhe me ndihmën e disa pushtetmbajtësve  dhe interesave të tyre, tradhtitë e këtilla  janë pranuar pa pyetje. Ai ka qenë mund i bashkuar,me të dashur ose në mënyrë tjetër,kaluesve krishterë dhe të mësuarit e hebrenjve si dhe ashabëve të caktuar dhe atyre që do të vijnë pas tyre.

0 comments:

 

AlbShia në SHIATV

Posta elektronike

  • albshia@gmail.com

ALBSHIA në YOUTUBE