18.7.08

Pas Shehadetit - Dr. Shehid Ali Sheriati

Motra dhe vëllezër!


Shehidët tani janë të vdekur, dhe ne të vdekurit jemi të gjallë. Shehidët e kumtuan porosinë e tyre dhe ne të shurdhët jemi auditorët e tyre. Ata që ishin mjaft guximtar të zgjedhin vdekjen, kur nuk mund të jetonin më, kanë shkuar, ne të paturpshmit mbetëm. Ne mbetëm për qindra vite. Është mjaft e përshtatshme për tërë botën të qeshet me ne, sepse ne, simbolet e poshtërimit dhe nënshtrimit, lotojmë për Husejnin dhe Zejneben, paraqitjet e jetës dhe nderit. Kjo është një e padrejtë tjetër e historisë: se ne të buzshmit do të duhej të ishim të përvuajtshmërit e këtyre të fuqishmëve. Sot shehidët shpërndanë porosinë e tyre me gjak të vet dhe u ulën përballë nesh ashtu që të ftojnë të ulurit e historisë që të ngrihen.
Në kulturën tonë, religjionin, dhe historinë e Shi’izmit xhevahirët më të çmueshëm që njerëzimi i krijoi, dhe substancat më jetëdhënëse që dhurojnë gjallëri, dridhmë, dhe lëvizje mbi historinë dhe i japin njerëzimit mësimet më të mrekullueshme hyjnore, duke e ngritur atë si Zot, janë të fshehur. Trashëgimia e gjithë këtyre thesareve hyjnore ka rënë në duart tona. Ne, të mjerët dhe të përulurit jemi trashëgimtarët e besimeve më të dashura, të përgatitur për xhihad, shehadet dhe për vlera shumë të mëdha të njerëzimit në historinë e Islamit. Ne jemi trashëgimtarët e gjithë kësaj. Ne kemi përgjegjësi për ta bërë veten një bashkësi e cila do të mund të ishte një model për njerëzimin.
2:143. Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush.
Ky ajet na është adresuar neve. Ne kemi një përgjegjësi të bëjmë nga trashëgimia e fuqishme dhe e admiruar e shehidëve tonë, luftëtarëve, imamëve, udhëheqësve, besimtarëve, dhe Librit - një shoqëri model, në mënyrë që të jemi martir dhe dëshmitar për njerëzit e botës, sikurse të dërguarit që do të jenë shembuj dhe shehid (dëshmitar) për ne.
Një përgjegjësi kaq e rëndë, ajo e dhurimit të gjallërisë dhe lëvizjes së njerëzimit, peshon mbi krahërorët tonë, ndonëse ne akoma jemi të paaftë të zbatojmë përditshmërinë e jetës.


O Zot! Çfarë urtësie ka në këtë?
Ne që u zhytëm në moçalin e fëlliqur të jetërave tona shtazarake, duhet të jemi njehatorët e njerëzve të tillë, grave, fëmijëve, të cilët në Kerbela dëshmuan përgjithmonë shahadetin e tyre, praninë e tyre në histori para Zotit dhe në praninë karshi lirisë.

O Zot! Çfarë tiranie është kjo që prapë po bëhet kundër familjes së Husejnit?
Tani shehidët përmbushën detyrën e tyre. Ne deklarojmë përfundimin e saj me zi’, këtë natë. Kujdes, se neve ndër pelerinën e të lotuarit dhe dashurisë ndaj Husejnit bëhemi përkrahës të Jezidit, i cili dëshiroi t’a përfundoj këtë tregim.
Tani shehidët kanë përfunduar detyrën e tyre dhe shkuan në qetësi. Të gjithë ata, një nga një, luajtën plotësisht rolin e tyre: mësuesi, thirrësi, plaku, i riu, burri dhe gruaja, zotëriu e robi edhe foshnja. Secili nga ata, si përfaqësues, mësim, dhe model për njerëzimin qofshin të vjetër o të rinj, burra o gra... zgjodhën aq mrekullueshëm mënyrën e dhënies së jetës.
Ata patën dy detyra: nga foshnja e Husejnit tek vëllai i tij, nga robi i tij tek ai vet, nga recituesi i Kur’anit tek mësuesi i fëmijëve të Kufës, nga ata që thirrën vazhdimisht në namaz, të dy, të huajt dhe të afërmit, nga ai që ishte fisnik dhe i respektuar deri te ai që iu vodh i gjithë nderi i shoqërisë. Të gjithë qëndruan si vëllezër, ballë për ballë me shehidët; burra e gra, fëmijë, të vjetër e të rinj të historisë, në mënyrë që t’i mësojnë njerëzimit se si duhet të jetojnë në qoftë se munden të jetojnë të lirë dhe të vdesin në qoftë se nuk munden.


Kjo është detyra e parë
Këta shehid kishin edhe detyra të tjera. Me gjakun e tyre, jo me fjalë, në gjygjin e historisë së njerëzimit, secili si përfaqësues i grupit të tij shoqëror, dëshmuan se të gjitha grupet dhe vlerat njerëzore janë të kundërshtuara nga një sistem që udhëheq historinë e njerëzimit; sistem që përdor politikën e ekonomisë, religjionit, artit, filozofisë, mendimit, ndjenjës, etikës, thënë troç, njerëzimin, si mjetë për t’i sakrifikuar ata në favorin e interesave të tyre, e cila bënë të përkrahë rregullin e agresionit të shtypjes dhe krimit. Është vetëm një sundimtar në tërë historinë, apo tiran që udhëheq në histori, dhe një xhelat që ekzekuton përgjatë historisë. Shumë fëmijë ishin viktima të këtij xhelati. Shumë gra ishin të detyruara të heshtin ndër kamxhikët e xhelatit që udhëhiqte historinë. Me çmimin e përgjakjes apetite të pafundëta u kënaqën. Shumë raste të vdekjeve nga uria, robëria, dhe masakrave në histori u vuajtën nga gra dhe fëmijë, burra, heronj, robër dhe mësues, në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjeneratat.
E tani Husejni erdhi me tërë ekzistencën e tij në gjygjin e historisë, ashtu që ai të mund të dëshmoj në luginën e Eufratit. Ai erdhi të dëshmoj për të gjithë të shtypurit në historinë e njerëzimit, për të gjithë ata të dënuarit nga xhelati udhëheqës i historisë – Dahhaku. Ky i fundit vazhdon të han trurët e rinisë gjatë gjithë historisë. Husejni erdhi të dëshmoj me Ali Ekberin1 e tij . Ai erdhi të dëshmoj se si heronjtë vdiqën nga regjimi kriminel.
Ai erdhi të dëshmoj me vetveten. Ai erdhi të dëshmoj me motrën e tij Zejneben se në historinë e regjimit mashtrues, ku, gruaja duhet të zgjedhë ose robërinë e të mbes në hareme apo të zgjedhë lirinë e të bëhen shehide, që andej duke u drejtuar në kolonën e robërve dhe duke u bërë trashëgimtare të shehidëve.
Ai erdhi të dëshmoj për foshnjën e tij, Ali Esger, që në regjimin e tiranëve, sulmuesve, dhe krimeve, xhelati nuk tregon mëshirë, as për fëmiun e porsalindur.
Dhe Huseini, me tërë qenien e tij, erdhi të dëshmoj në gjygjin kriminel të historisë, dobitë e shehidëve, për të cilët asnjëherë nuk ka pasur mirënjohje, kështu që vdiqën në qetësi të pambrojtur.
Tani gjykimi ka përfunduar, përfundoi dëshmia e Husejnit, e qenies së tij, qenies madhështore përmbi së cilës qëndron vetëm ajo Hyjnore, përfundoi misioni i të dashurve të tij, përfundoi i tërë misioni i tyre hyjnor.
O ju miq! Në shi’izëm – i cili momentalisht ka formën që ne shohim ku secili që dëshiron të flas sinqerisht e furrishëm, duke ngritur në pah shi’izmin, është i viktimizuar nga miqtë e tij para se armiku të ketë qasje te ai. Mësimet e larta dhe porositë, pasuritë e braktisura, vlerat hyjnore, kapitalet e mundshme, dhe shpirtrat jetëdhënës për rimëkëmbjen e shoqërisë, kombit dhe historisë, janë të fshehura.
Një ndër burimet më të mira jetëdhënëse në historinë e Shi’izmit është shehadeti.
Sikurse që Xhelal’i tha: "Që nga koha kur ne harruam shehadetin dhe u bëmë roje të varrezave të shehidëve, ne iu nënshtruam vdekjes së zezë." Që nga koha kur ne, në vend që të bëhemi Shi’a të Aliut, Shi’a të Husejnit, dhe Shi’a të Zejnebes, që nënkupton të jemi ithtar të shehidëve, burrat dhe gratë tona u bënë përcjellësit e rëndomtë të shehidëve, ne mbetëm në zi’në e përjetshme. Me ç’farë urtie porosia e Huseinit dhe shokëve të tij të devotshëm, iu kushtua gjithë njerëzimit.
Pasi ai sheh të dashurit e tij, rënë në fushëbetejë, e atëbotë ku s’ka ndoj dëgjues përpos armikut hakmarrës dhe plaçkitës, Husejni qanë, "A ka dikush të qëndron në anën time?" A nuk e din Husejni që s’ka ndokë të qëndron anës tij? Kjo është pyetja që iu parashtrohet të gjitha gjeneratave të ardhshme, të gjithëve nga ne. Kjo pyetje demaskoi shpresat, pritjet e Husejnit nga ata që e donin atë. Kjo është një ftesë e adresuar te të gjithë atyre që respektuan dhe nderuan shehidët.
Ne kemi nënvlerësuar këtë ftesë, këtë thirrje dhe këtë porosi duke e lexuar së prapthi përmbajtjen e saj. Në vend të, "Husejni ka nevojë për ithtarë në çdo epokë dhe gjeneratë," ne lexojmë, "Husejni ka nevojë vetëm për lot dhe vajë. Ai nuk kishte ndonjë porosi tjetër. Ai është i vdekur dhe ka nevojë për vajtuesit. Ai nuk është një shehid i gjallë në çdo kohë dhe vend në kërkim të ithtarëve" Kjo na ishte thënë.
Pavarsisht, çdo revolucion i ka dy aspekte, e para është “gjaku dhe e dyta është “porosia”

Shehid do të thotë “i pranishëm". Ata që vet zgjedhin vdekjen e kuqe si simbol të sakrificës për të vërtetën (si armë të vetme të Xhihadit kundrejt vlerave në humbje), janë shehid. Ata janë të gjallë, prezent, dëshmitarë dhe mbikëqyrës. Ata nuk janë të tillë vetëm në sytë e Zotit, por gjithashtu edhe në sy të masës në çdo kohë dhe vend.
Ata që i gjunjëzohen çdo poshtërimi në mënyrë që të mbeten të gjallë, janë të heshtur, të ndotur, janë vdekje e historisë. Kush janë të gjallët? Janë ata të cilët zgjedhën vdekjen e tyre dhe me gjithë vetmohimin erdhën me Husejnin të masakrohen, pavarsisht se qindra arsyetime fetare u lejojnë atyre të mbesin gjallë, ata nuk i nënshtrohen asnjë justifikimi, vdesin, apo janë ata të cilët e lanë Husejnin dhe që i nënshtrohen poshtërimit dhe dëgjueshmërisë së Jezidit. Pra, kush ishin të gjallët?
Kushdo që jetën e konsideron si diçka më shumë se një kufomë të gjallë, sheh dhe ndjen me gjithë qenien e tij jetën dhe prezencën e Husejnit dhe vdekjen e atyre të cilët iu nënshtruan poshtërimit në mënyrë që të mbesin të gjallë.
Duke u përballur me shtypjen dhe sulmin, shehidët tregojnë, mësojnë, dhe argumentojnë para atyre që mendojnë, "Paaftësi do të thotë të ikurit nga xhihadi" dhe atyre që thonë, "Ngadhënjim do të thotë fitorja mbi armikun “. Shehid është ai i cili, në mënyrë që ta mund paaftësinë, ngadhënjen mbi armikun me vdekjen e tij, duke e turpëruar atë, nëse jo, duke e shkatërruar atë.
Shehidi është zemra e historisë. Zemra i jep gjak dhe jetë enëve të gjakut të trupit. Sikurse zemra, një shehid jep gjakun e trupit të tij shoqërisë së gjysmëvdekur, jep gjakun fëmijëve që kanë humbur besimin në vetvete, besim ky që dal-ngadalë i afrohet vdekjes, e cila e pranoi nënshtrimin, e cila e harroi përgjegjësinë e vet, e cila është e armiqësuar me njerëzimin dhe në të cilën nuk ka jetë, lëvizje dhe kreativitet. Mrekullia më e madhe e shehidëve është se gjeneratës së re i japin besim të përtërirë në vetvete.
Shehidi është gjithmonë prezent dhe i përjetshëm.


Kush mungon?
Husejni na ka mësuar madje, një mësim më të rëndësishëm se shehadeti. Moskryerja e haxhit dhe vazhdimi në shehadet. Ai la gjysmë ringjalljen e haxhit për të cilin parardhësit e tij, gjyshi dhe babai i tij luftuan. Nga haxhi i papërfunduar, ai vazhdon kah shehadeti për të mësuar gjithë pelegrinët në histori, dhe të gjithë adhuruesit dhe gjithë ata që besojnë në traditën e Ibrahimit që në qoftë se nuk ka imamet apo udhëheqësi, në qoftë se nuk ka ndonjë qëllim, në qoftë se nuk ka Husejn, dhe në qoftë se aty në vend të tij është Jezidi, sillja rreth e përqark shtëpisë së Zotit është njëjtë sikur të sillemi rreth shtëpisë së idhujve. Ata të cilët vazhdojnë sjelljen e tyre në mungesë të Husejnit janë sikurse ata që lëvizën rreth Pallatit të Gjelbër të Muaviut. Një shehid që është prezent në të gjithë fushëbetejat e së vërtetës dhe të pavërtetës, i jep mesazh njerëzimit: “në qoftë se ju nuk jeni në fushëbetejën e së vërtetës dhe gënjeshtrës, nuk ka ndonjë dallim nga ku jeni. Kur ju nuk jeni dëshmitar të një fushëbeteje të së vërtetës dhe gënjeshtrës së kohës tënde, qëndro kudo tjetër që të duash. Ngihu për Lutje ose ri ulur për verë. Të dyja janë të njëjta”

Shahadet do të thotë të qenët prezent në fushëbetejë e të së vërtetës dhe gënjeshtrës në përjetshmërinë e historisë.
Dhe mungesa?!
Ata që e lanë Husejnin vetëm, dhe iu shmangën prezencës, pjesëmarrjes dhe dëshmisë, dhe ata që mungonin, janë të gjithë të njëjtë. Të tria janë një. Ata që braktisën Husejnin dhe u bënë mercenarë të Jezidit, ata që, mallëngjeheshin për parajsën e u kapën për adhurimin e vetëm të sigurt; lanë Husejnin të vetmuar, ikën nga konflikti i së vërtetës dhë gënjeshtrës, e argëtuan veten me lutje dhe ata të cilët frikoheshin nga fuqia që sundonte e mbetën të heshtur, janë një.
Kur Husejni është i pranishëm, dhe ai është i pranishëm në çdo shekull dhe çdo vit, kushdo që nuk rrin pranë tij, besimtarët ose jobesimtarët, kriminelët apo të drejtët janë të barabartë. Kjo është domethënia e parimit të Shi’itëve që natyra e secilit veprim varët nga imameti, udhëheqësia, dhe vilajeti. Pa të çdo gjë është e pakuptimtë dhe ne e shohim atë si të pakuptimtë. Dhe tani Husejni ka deklaruar praninë e tij në gjithë epokat dhe për gjithë gjeneratat, në të gjitha luftërat, betejat e çdo kohe dhe vendi. Ai vdiq në Kerbela, ashtu që të ringjallet në të gjitha gjeneratat dhe epokat.
Ti dhe unë duhet të lotojmë për trishtimin tonë që nuk jemi të pranishëm.


Po, çdo revolucion, ka dy aspekte: gjaku dhe porosia. Husejni dhe jaranët e tij ndërmorën misionin e parë, atë të gjakut. Misioni i dytë është t’ia transmetojmë porosinë gjithë botës, të kumboj me gojartësi zëri për gjakun e derdhur dhe për këta trupa që pushojnë midis të vdekurve të gjallë. Misioni i bartjes së porosisë fillon sot. Përgjegjësia e saj pushon në kraharorët e Zejnebes, një grua nga e cila njerëzimi duhet të mësoj mirësi.
Misioni i Zejnebes është më i rëndë se rast i vëllait të saj. Ata të cilët kanë guxim të zgjedhin vdekjen e tyre thjeshtë kanë bërë një zgjedhje të shkëlqyer. Por përgjegjësia e atyre që mbijetojnë është më e rëndë dhe e vështirë. Zejnebja mbijetoi. Karvani i robërve e përcjellnin atë. Radhët e armikut, aq sa syri të mund të shikojë, janë përballë saj. Përgjegjësia për t’a bartur porosinë e vëllait të saj pushon në krahët e saj. Duke lënë prapa një kopsht të kuq me shehid dhe aromën e trëndafilave, që shpërndahej nga fustani i saj, ajo hyn në qytetin e krimit, kryeqytetin e forcës, qendrën e shtypjes dhe ekzekutimit.





Me paqe dhe krenari, ajo me fitore deklaron para forcës dhe mizorisë së robërve agjent dhe ekzekutorëve, mbeturinave të kolonializmit dhe diktaturës: "Falënderimi i takon vetëm Zotit, për zemërgjerësinë dhe lavdinë që lëshoi mbi familjen tonë. Nderi i profetësisë dhe nderi i shehidëve." Zejnebja mbanë përgjegjësinë për të bartur porosinë e shehadetit të gjallë por të heshtur. Ajo mbijetoi shehidët dhe mú ajo është që duhet të bëhet gjuhë për ata e të cilëve gjuhët iu prenë në gjysmë nga shpata e ekzekutuesit.
Në qoftë se gjaku nuk ka ndonjë porosi, mbetet e pazëshme në histori. Në qoftë se porosia e gjakut nuk arrin gjithë gjeneratat, është sikurse ekzekutuesi ti ketë burgosur shehidët e gjithë kohërave brenda një kohe në një kështjellë. Në qoftë se Zejnebja nuk ia bart historisë porosinë e Kerbelasë, atëherë Kerbelaja do të mbetet si një pellg në ngjarjet historike; kështu që ata të cilëve iu duhet kjo porosi do të jenë të privuar nga ajo. Kështu askush nuk do të mund të dëgjoj porosinë e atyre që iu folën gjeneratave me gjakun e tyre. Për këtë arsye misioni i Zejnebes është i rëndë dhe i vështirë. Misioni i Zejnebes është për t’ia bartur porosinë gjithë njerëzimit, të gjithë atyre që lotojnë për vdekjen e Husejnit, gjithë atyre që respektojnë sinqerisht Husejnin, të gjithë atyre që besojnë që porosia e Husejnit ishte: "Jeta nuk është asgjë përveç besim dhe xhihad." Porosia e Zejnebes është siç pason:
O të gjithë ju që keni marrëveshje me këtë familje, të cilët besoni në porosinë e Muhammedit s., mendoni dhe zgjidhni. Në çdo epokë dhe gjeneratë, në cilindo vend që mund të jeni, ju duhet të mësoni të dëgjoni porosinë e shehidëve të Kerbelasë të cilët thanë: 'Mund të jetojnë mirë ata që vdesin mirë.' O ju që besoni në porosinë e monoteizmit dhe në Kur’an, po ashtu në mënyrën e Aliut dhe familjes së tij, dhe ju që do na pasoni, porosia e familjes sonë për njerëzimin është arti i të jetuarit dhe të vdekurit të mirë. Të gjithë vdesin ashtu si jetojnë.
Porosia e Husejnit për njerëzimin është:
Në qoftë se je njeri i religjionit, atëherë jetoje religjionin tënd. Në qoftë se nuk e pason ndonjë religjion, atëherë liria njerëzore ka vënë një përgjegjësi në kraharorët tuaj. Si njeri religjioz apo njeri që dëshiron lirinë, bëhu dëshmitar i kohës tënde dhe shehid i së vërtetës dhe gënjeshtrës në kohën tënde.
Sytë e shehidëve vigjëlojnë mbi ne. Ata janë të vetëdijshëm, të gjallë dhe të pranishëm. Ata janë model, dëshmitar të së vërtetës dhe gënjeshtrës, dhe dëshmitar të së ardhmes së njerëzimit.
Dhe shehidët kanë tërë këto domethënie.
Për çdo revolucion, janë dy aspekte: gjaku dhe porosia
Kushdo që ka pranuar përgjegjësinë e të pranuarit të së vërtetës, dhe kushdo që din domethënien e përgjegjësisë së të qenurit Shi’itë, të qenurit admirues të lirisë, din që ai duhet të zgjedh luftën e pafundmë të historisë, çdo kund dhe në çdo vend. Të gjitha fushëbetejat janë Kerbela, të gjithë muajt janë Muharrem, të gjitha ditët janë Ashura?
Në qoftë zgjedh që të mos mungosh nga fushëbeteja, secili duhet të zgjedh ose gjakun ose porosinë, të bëhet ose Husejn ose Zejnebe, ose të vdes sikur ai ose të mbijetoj sikur ajo.
Ju kërkoj falje. Është shumë vonë dhe nuk ka mundësi më. Ka edhe më shumë të thuhet, por si do të mund dikush që plotësisht ta sqarojë mrekullinë që kreu Husejni dhe përfundoi Zejnebja. Çka unë dua të them është histori e gjatë, por mund ta përmbledh atë si misioni i Zejnebes pas shahadetit: ata që që vdiqën bënë vepër si Husejni, ata që mbijetuan duhet të bëjnë vepër si Zejnebja. Përndryshe ata janë pasues të Jezidit.




Fusnota




1 Ali Ekberi ishte djali i madh i Imam Husejnit a.s.

0 comments:

 

AlbShia në SHIATV

Posta elektronike

  • albshia@gmail.com

ALBSHIA në YOUTUBE