
Një grua, qetë e qetë ishte duke ecur neper rrugët e Medinës, rrobat e arnuara te saj ishin tregues te varfërisë. Ajo duke shpresuar ne ndihmën e te tjerëve, kalonte përmes shtëpive te Medinës. Por e pashpresë nga te gjitha anët arriti te shtëpia e profetit. Aty pa se ne shtëpinë e te dërguarit te Zotit ishin duke lëvizur shume gra. U habit, beri ca hapa përpara dhe pa se te gjithë po përgatiten për ceremoninë martesore te hazreti Fatimesë (sa) dhe Aliut (as). Si duket vajza e profetit pritet qe se bashku me një grup grash te shkojnë ne shtëpinë e Aliut. Gruaja e varfër qëndroi ne një skaj. Për një moment ajo harroji varfërinë dhe problemet, dhe buzëqeshi se bashku me pjesëmarrësit ne këtë gëzim. Ne këtë kohe Fatimja (sa) doli prej shtëpisë se profetit. Ne këtë çast gruaja e varfër pa dëshirën e vet beri ca hapa përpara. Nga afër e njohu fytyrën e ndritur te Fatimesë. Edhe shikimi i Fatimesë (sa), e vërejti atë. Gruaja u afrua dhe i dha Selam. Ajo kishte dëgjuar shume për mëshirën dhe faljen e Fatimesë, kishte dëgjuar se ajo nuk e le te pashpresë asnjë nevojtare. Gruaja e varfër kërkoi ndihme prej vajzës se profetit. Fatimja (sa) u ndal për një çast dhe shikoi këmishën e re qe e kishte veshur për dasme dhe pa hamendje u kthye ne shtëpi. Pjesëmarrësit u habiten nga sjellja e Fatimesë. Me pas Fatimja doli nga shtëpia me këmishën e re ne dore. Ajo me mëshire dhe butësi shkoi drejt gruas se varfër dhe ia fali këmishën. Kështu Fatimja shkoi ne shtëpinë e Aliut me rroba te thjeshta, por zemrën e kishte te mbushur terplote me kënaqësi. Ajo ishte e lumtur qe Zoti i plotfuqishëm edhe njëherë i mundësoi asaj qe te jete ne shërbim të robërve të Tij. Ishin duke kaluar 90 dite nga vdekja e Profetit dhe Fatimja (sa) e sëmurë ne shtrat ishte duke kaluar çastet e fundit te jetës. Pas Profetit, malli për babanë Fatimesë i kishte marr durimin. Ngjarjet qe ishin duke ndodhur pas vdekjes se profetit ishin shume te vështira për shpirtin e bute te Fatimesë (sa). Mirëpo premtimi i babait atë e qetësonte, atëherë kur profeti ne prag te vdekjes iu drejtua asaj: “Bija ime, pas meje ti do te jesh e para qe do te me bashkëngjitësh.” Ne çastet e fundit te jetës se Fatimesë s.a., Aliu a.s. se bashku me katër fëmijët qëndronin mbi kokën e saj. Aliu a.s. shikonte fytyrën e bashkëshortes dhe kujtonte jetën e shkurtër por tepër te begatshme. Atij ju kujtuan disa fjale te pejgamberit ku kishte thënë: “O Ali, Fatimja është fryti i zemrës sime. Betohem ne Zot,se Fatimja nuk me ka hidhëruar asnjëherë.” Koha kalonte me durim, qetësi dhe shume ngadalë. Kujtimi i çasteve te hidhura dhe atyre te lumtura te jetës se Fatimesë s.a. ishin shume te vështira dhe te renda për Aliun a.s. Ai kapi duart e nxehta te bashkëshortes se tij dhe kujtoi ditën kur ai i kishte thënë: “O i dashuri Ali, gjithmonë do te jem pranë teje. Ne qofte se, do te jesh i qete do te jetoj me ty, e nëse do te përballesh me vështirësi dhe probleme, edhe atëherë do te jem pranë teje”. Aliu mendoi ne vetvete se si Fatimja ne mënyrë te përkryere ka zbatuar thëniet e saj. Edhe fëmijët e hz. Fatimesë e shikonin nenën me sy te përlotur, duke kujtuar kujtimet për te. Zejnebja s.a. kishte pare se nena e saj, ne asnjë rast nuk kishte lënë pa përgjigje ndonjë nevojtare. Imam Hasani a.s. kujtoi lutjet e natës kur nena e tij zgjohej ne mesnate për te falur namaz, duke e lutur Zotin qe te gjithëve tu jep te mira. Ndërsa Imam Hysejni a.s. kishte vërejtur se si nena e tij me çiltërsi dhe sinqeritet udhëzonte njerëzit drejte se vërtetës. Aliu a.s. qete i pëshpëriti Fatimesë: “Oj Fatime, prania jote është ngushëllim për mua. Ti nuk me ke shqetësuar asnjëherë mua. Dhe sa here qe te shikoja harroja pikëllimet. Me te vërtetë ti je gruaja me e mire e Ymmeti Muhamedit. Fatimja a.s. hapi sytë. Hodhi një shikim plote mëshire drejte bashkëshortit dhe fëmijëve te saj. Sikur dëshironte qe burrit te saj t’ia përkujtonte këshillat e fundit. Qe te këtë kujdes ndaj fëmijëve dhe atë gjate natës dhe pazhurmë ta varrose larg syve te njerëzve. Ne këtë moment Fatimja s.a. nguli sytë drejte qiellit dhe tha: “Paqja qofte mbi Xhebrailin, mbi te dërguarin e Zotit, tani engjëjt e qiellit kane ardhur këtu dhe babai im thotë: “Bija ime shpejto drejte meje, ajo qe ke përpara teje për ty është me e mire.”, paqja qofte mbi ty o baba, dhe paqja qofte mbi premtimet tua te vërteta.” Ne këtë mënyrë Fatimja a.s. mbi krahët e engjëjve u nis drejte Krijuesit. Ne këtë çaste Aliun e lëshoi fuqia dhe me zë te drudhur tha: “Pas teje me nuk do te këtë mirësi ne bote dhe ne jetën e kësaj bote, dhe unë qaj për shkak te frikës se pas teje jeta ime do te jete e gjate.” Abdysselam Hashim Hafidh, shkrimtare dhe hulumtues synit ne Arabin Saudite, ne një libër ku flete mbi jetën e Profetit, ne lidhje me jetën e personalitetin e hz. Fatime Zehrasë s.a thotë: “Profeti i ka thënë vajzës se vet: ‘Oj Fatime me hidhërimin tënd hidhërohet edhe Zoti dhe me lumturinë edhe Zoti është i lumtur”. Fatimja ishte edukuar ne shkollën profetike dhe ishte njeriu me i afërt me Flamurtarin e tevhidit. Ajo është po ai person për te cilën Pejgamberi ka thënë: “Ne mesin e grave te botes, katër prej tyre janë me te mirat. Asija, bashkëshortja e Faraonit, Merjemi, vajza e Imranit, Hatixheja bija e Huvejlidit, dhe Fatimja, vajza e Muhamedit.” Fatimja s.a. qe ne fëmijëri shikim te thelle ndaj jetës. Selman Farisiu thotë: “Një dite e pashe Fatimenë te veshur me rroba te thjeshta dhe te lira, u habita dhe thashë me vete, vajzat e mbretërve te Iranit dhe mbretit te Romes rrinë ulur mbi ulëse te argjendit dhe veshin rroba te mëndafshta, ndërsa vajza e te dërguarit te Zoti vesh rroba te thjeshta. Pas pak kohesh dëgjova Fatimenë duke thënë: “Mua nuk me mashtrojnë bukuritë e kësaj bote dhe Zoti mirësitë e Tij për robërit e Tij te devotshëm i ka ruajtur për ne ditën e gjykimit. Fatimja s.a. duke shfrytëzuar mësimet hyjnore arriti ne pozita te larta shpirtërore. Qëllimi i saj ishte qe te bej hapa ne shërbim te se vërtetës dhe thoshte: “kënaqësia qe ndjej duke i shërbyer te vërtetës mua me ka larguar nga çdo dëshirë dhe nuk kërkoj gjë tjetër përpos qe vazhdimisht te shikoj bukuritë e Zotit te madhërishëm. Hz. Fatimja s.a. me gjithë pozitën e larte shpirtërore qe kishte, ajo rendësi te veçantë i kushtonte edhe jetës personale, shoqërore si dhe bashkëshortore si dhe edukimit te fëmijëve. Ajo me largpamësinë qe kishte, arriti te kuptoj pasojat e rrezikshme te kthimit ne periudhën e injorancës pas Profetit, dhe ne lidhje me këtë vazhdimisht u tërhiqte vërejtjen myslimaneve. Kjo grua ne te vërtetë ishte shembull i njeriut te përsosur dhe kishte një role aktive dhe tepër ndikues ne shoqërinë e asaj kohe. Ne një lutje te bukur te hz. Fatimesë lexojmë: “O Zot, me bën këtë bote te mire sepse jeta ime është lidhur me te, dhe me bën te mire edhe boten tjetër, sepse kthimi im edhe tek ajo.” Çastet me te mira dhe me te këndshme ne jetën e hz. Fatimesë kane qene ne kohen kur ajo i është falur me pastërti Zotit. Ne lidhje me këtë Profeti thotë: “ne kohen kur vajza ime qëndron ne mihrabin e lutjes ajo ndriçon engjëjt e qiellit, ashtu si dielli dhe yjet qe janë për banoret e kësaj toke.”